Mexhiti: Kemi avancuar nga balacuesi në ligj, pra jemi për zgjidhje afatgjate

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast foli për tërheqjen e balacuesit si mekanizëm i dështuar që sipas Mexhitit është një avancim i VLEN që ka arritur marrëveshje me partnerin e koalicionit për sjelljen e një ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat.

“Këta gjykatës kushtetues janë zgjedhur nga shumica e kaluar që tani e abroguan balancuesin. Nga koha kur ministër ishte Krenar Lloga, e abroguan ligjin për librat amë. Që BDI-ja as nuk ka pasur debat që a do të rikthehet apo do të ketë ndonjë zgjidhje tjetër. E njëjta gjykatë tani e ka abroguar edhe mekanizmin e balancuesit. Kur nuk ka pasur balancues numri i shqiptarëve ka qenë më i lartë është rritur në mënyrë rapide”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Ai shtoi tutje që BDI kanë heshtur ndërkaq VLEN kanë vepruar duke siguruar ligj në vend të mekanizmit.

“Kur ka ardhur balancuesi është ulur numri. Viteve të fundit kanë dhënë nënshrkim edhe ministrat e BDI-së që balancuesit i ka skadu afati. Kur është abrogu ligji i librave amë ata kanë hesht për dallim prej nesh që kemi marrëveshje politike për ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat”, përfundoi zëvendëskryeministri Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights