Mexhiti: Korrupsioni nuk ka etni do të luftohet pa mëshirë

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast foli për korrupsionin dhe u përgjigj pyetjeve të ngritura që mos po baltosen shqiptarët derisa për korrupsion akuzohet politikanët shqiptarë. Sipas Mexhtitit nuk janë maqedonasit që bëjnë listën e zezë, aty ka edhe shqiptarë edhe maqedonas, korrupsioni nuk njeh kufij etnik.

“Lista e zezë amerikane nuk bëhet nga maqedonasit, aty ka nga të gjitha etnitë. Prandaj, nuk mund të thuhet se është luftë e pastër e korrupsionit vetëm ndaj shqiptarëve. Ne nuk po veprojmë sikurse ishte pushtetit kur me kamera kanë burgosur shqiptarët. Nëse marrim rastet që janë hapur për korrupsion 70% janë maqedonas”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

 

Ai shtoi tutje që kur Gruevski e Mijallkov u akuzuan për korrupsion nuk u tanguan qytetarët maqedonas, por vetëm këta dhe rrethi i tyre që ishin të përfshirë.

“Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov në listë të zezë nuk u njollosën të gjithë qytetarët maqedonas se janë të korruptuar. U kritikua ajo udhëheqësi e VMRO-së, lufuan dy mandate në opozitë dhe u reformuan sot janë në pushtet. Tani ne nuk mund të themi që në Lotarinë shtetërore kanë faj të tjerët aty janë Artani e Përparimi. Te energjetika u hap lëndë edhe për Kovacevskin por ky i fundit nuk iku për tu bë atraksion. Ka njerëz të LSDM-së”, përfundoi zëvendëskryeministri Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights