Mexhiti: Ligji i ri do të përfshijë edhe organet e sigurisë, të cilat nuk u përfshinë me balancuesin!

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti është shprehur për Alsat M në lidhje me zgjidhjen e re ligjore që duhet ta zëvendësojë balancuesin, pas shfuqizimit të të njëjtit nga Kushtetuesja.

Sipas tij Ligji i ri për Përfaqësim të Drejtë do të jetë i përgjithshëm i cili parasheh gjoba për ata që nuk e respektojnë të njëjtin. Me këtë ligj poashtu Mexhiti garantoi se do të përfshihen të gjitha institucionet, madje edhe ata të sigurisë.

“Shtrirja e ligjit do të jetë në të gjitha institucionet, duke përfshirë edhe organet e sigurisë, të cilat nuk i ka përfshirë balancuesi deri më tani”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights