Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi!
Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi!
Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet Mexhiti, llogaritet si një ndër të arriturat e mëdha të cilat i ka arritur koalicioni VLEN, e që ishte premtim kryesor i këtij koalicioni gjatë fushatës zgjedhore.
“Pra, në 100 ditëshin e parë ne arritëm që me vendim të qeverisë dhe me interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit të mbyllim tre kompani të bixhozit. Pra, vetëm për 100 ditë mbyllëm rreth 50% të kazinove, dhe më dëgjoni me vëmendje: NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEMI deri në largimin e të gjitha kazinove e bastoreve nga vendbanimet tona, nga familjet tona, nga fëmijët tanë. Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë. Por, nuk ka vështirësi që nuk e përballojmë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e familjes dhe të afërmve nga devijimet që i shkakton bixhozi dhe kumari!”, kështu është shprehur Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti. /Alsat.mk