Mexhiti: Më 18 nëntor do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverisë sonë me atë të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në Pikë Podcast të Ora 24 ka njoftuar se me datë 18 nëntor do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës në Prishtinë.

 

Më 18 nëntor do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverisë së Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës në Prishtinë, ku do të ketë disa tema. Tema e parë do të jetë One Stop Shop në kufirin Bllacë dhe Jazhincë që do ta lehtëson dukshëm komunikacionin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në këta pika kufitare më të frekuentuara në Maqedoninë e Veriut. Është shteti me të cilin kemi suficit, është Maqedonia ajo që ka interes të thellojë bashkëpunimin me Kosovën. Tema e dytë do të jetë bashkëpunimi energjetik ndërmjet dy vendeve. Temë tjetër do të jetë rruga Tetovë-Prizren, një aks që do të lehtësojë dukshëm komunikacionin në këtë drejtim.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights