Mexhiti me apel deri te komunat: Aplikoni me projekte, 50 milionë euro tjera në dispozicion të komunave

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe Drejtorin e Bankës Evropiane për Investime, Gabriel Bjorn, zhvilloi takim informativ me 58 kryetarë komunash, të cilët u informuan lidhur me kontratën financiare në vlerë prej 50 milionë eurosh, mjete këto të siguruara ndërmjet Bankës Evropiane për Investime, e që e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Mexhiti tha se takimi kishte për qëllim përforcimin dhe përmirësimin e efikasitetit dhe koordinimit në shfrytëzimin e mjeteve për “Përmirësimin e Infrastrukturës Ujore të Komunave në Maqedoninë e Veriut”, të cilat janë ndarë nga Banka Evropiane për Investime dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do ti ndan si mjete të pakthyeshme për komunat.

‘Me 50 milion euro po bëjmë një hap tjetër përpara për forcimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e vendit tonë, pa përjashtim. Sikurse edhe herën e kaluar, kur ndamë 100 milion euro, as këtë herë nuk kemi ndjekur parimin që mjetet të shpërndahen nëpër komuna të caktuara, por janë marrë parasysh të gjitha komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut’ tha Mexhiti duke shtuar se mjetet deri më tani nuk janë shfrytëzuar dhe shpërndarë nëpër komuna, por tashmë ka filluar ky proces dhe, që kur kjo Qeveri mori detyrën, është arritur realizim prej 15% prej vlerës së mjeteve, gjë që na mundësoi nisjen e procedurave për realizimin e këtyre grant mjeteve me intensitet të realizimit të projekteve të komunave.

Mjetet, siç informoi Mexhiti i kthen Republika e Maqedonisë së Veriut nga buxheti qendror, ndërsa të njejta do të  shpërndahen sipas metodologjisë dhe janë grante tëpakthyeshme nga Qeveria për komunat.

‘Projektet për infrastrukturë ujore në komunat që financohen nga Banka Evropiane për Investime (EIB) lidhen me sistemet e furnizimit me ujë, kanalizim fekal dhe atmosferik, trajtimin e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza, si dhe mbrojtjen nga përmbytjet’ deklaroi zëvendës kryeministri I Parë Mexhiti para mediave.

Mexhiti tha se ekipi i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Njësia e Projektit për implementim, po punojnë gjithashtu për kontrollin e dokumentacionit të projektit të dërguar nga komunat, si dhe për hartimin e dokumentacionit të prokurimit për realizimin e projekteve.

Nga Banka Evropiane për Investime aktualisht janë miratuar gjithsej 9 projekte me një vlerë totale prej 7.33 milionë euro, nga të cilat EIB financon 6.56 milionë euro.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights