Mexhiti: në historinë e Parlamentit të RMV nuk ka pasur interpelancë më të dobët sesa ajo kundër meje
Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast foli për interpelancën e ngritur në Kuvend për shkarkimin e tij, sipas tij në historinë e Parlamentit të RMV nuk ka pasur interpelancë më të dobët sesa ajo për shkarkimin e Mexhitit.
“Ngren interpelancë opozita shqiptare, opozita maqedonase ta lëshon sallën kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e vendit. Prandaj, BDI në interpelancën që ngriti kundër meje nuk i besuan as vetë ata. Do të thotë deputetët e BDI-së disa as nuk kanë marrë pjesë atë ditë në atë seancë, kështu që ne sërish kemi respekt e përshëndetemi kur takohemi për ta ruajtur njerëzoren”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.