Mexhiti: Nuk preket Ligji për Përdorimin e Gjuhëve
Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast tha se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk do të preket. Dhe se për këtë çështje shqiptarët nuk duhet të shqetësohen sepse jemi duke punuar për avancimin e saj jo degradimin.
“Nuk mund ta cenon askush gjuhën shqipe sepse është kategori kushtetuese. Nuk ka nevojë për shqetësim ligji si është implementohet. Tentimi jonë është që ta avancojmë tutje”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.
E ngritëm ligjin e fundit që e ktheu presidentja. 20 vite liçensat dhe provimet e gjithë atyre që punojnë në çerdhe kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase. Vjen Fatmir Limani propozon një ligj që edhe në Strumicë apo Vallandovë ta merr liçensen në gjuhën shqipe. Prandaj, këtu ka qenë pengesa dhe kjo çështje është zgjidhur kjo është avancim dhe jo degradim”, përfundoi zëvendëskryeministri Mexhiti.