Mexhiti paralajmëron destabilizim të Frontit Evropian
Mexhiti paralajmëron destabilizim të Frontit Evropian
BDI-ja thotë se grupi parlamentar është kompakt por nuk tregon nëse Menduh Thaçi dhe partia e Fatima Osmanovkës janë akoma pjesë e Frontit Evropian. Deputetja e BDI-së Rina Ajdari gjatë konferencës së sotme për media, duke komentuar 100-ditëshin e qeverisë, foli vetëm në emër të partisë dhe jo të Frontit Evropian.
Zërat që dy subjekte nuk janë me pjesë e koalicionit u shtuan pasi edhe në konferencën e para pak ditëve për media të mbajtur si Front, të pranishëm nuk ishin as Thaçi dhe as Osmanovska.
“Si deputete mund të them se Fronti Evropian funksionon me formacioni të plotë në kuvend dhe për pyetje eventuale mund të pyetni zotëri Menduh Thaçin dhe ai sigurisht do tu përgjigjët më mirë. Unë si deputete u them që grupi parlamentar i Frontit Evropian punon në formacion të plotë”, tha Rina Ajdari – Fronti Evropian.
“Unë u thash që punojmë me formacion të plotë si grup parlamentar i Frontit Evropian dhe këto pyetje duhet t’ua bëni atyre që të merrni përgjigje”, shtoi Rina Ajdari – Fronti Evropian .
Zhvillimet e fundit te Fronti Evropian i komentoi edhe zv/kryeministri Izet Mexhiti. Ai i cilësoi si fillimi i fundit të koalicionit.
“Ata janë bashkë si Front Evropian jo për vlera evropiane apo ndonjë ideologji por që me çdo kusht të jenë në qeveri. Në momentin kur nuk ka pushtet nuk ka se çfarë t’i bashkoje.
Në momentin kur nuk janë në pushtet ngadalë por sigurt po destabilizohet Fronti Evropian dhe nuk destabilizohet as shteti e as qeveria, ky është fillimi i fundit të tyre”, u shpreh Izet Mexhiti, zv/kryeministër i parë.