Mexhiti për BDI-në: Kërkuat votën shqiptare për të blerë Soravinë!

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, kritikoi ashpër lidershipin e kësaj partie për abuzime dhe klientelizëm.

Ai tha se udhëheqësit e BDI-së kanë tregtuar të drejtat e shqiptarëve për interesa personale dhe familjare:
“Shqiptarët sot janë të zhgënjyer sepse me vite keni kërkuar votën e tyre për të blerë qendra tregtare si Soravia, parcela ndërtimi dhe për të hapur kazino, me pak fjalë, për t’u pasuruar për vete!”

Mexhiti e cilësoi këtë sjellje si një katastrofë politike që ka dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights