Mexhiti: Për herë të parë Maqedonia e Veriut ka ndarë 1 miliardë euro për komunat gjatë një mandati
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti deklaroi se për herë të parë ndodh që qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë 1 miliardë euro për 4 vitet e ardhshme gjatë mandatit për projekte konkrete të komunave.
“Ndërsa këtë vit meqë është gjysëm viti veçmë janë miratuar mbi 60 milionë euro investime në projekte konkrete për komunat, apo më konkretisht 271 projekte, ndërsa parashihet që deri në fund të vitit të rrumbullaksohet me 100 milionë euro për të gjitha komunat që do të kalojnë 300 projekte që zgjidhin probleme konkrete dhe rrisin standardin jetësor të qytetarëve”, theksoi Mexhiti.
Sipas tij këto investime tregojnë dallimin apo ndryshmin në qasje të kësaj qeverie se nuk janë deklarativisht pro vlerave evropiane por me investime dhe projekte konkrete.
“Nuk është vetëm ta quajmë veten që jemi për vlera evropiane, por me investime dhe projekte konkrete ti përafrohemi standardeve evropiane duke i rregullu diku infrastrukturën tokësore, diku shkollat, diku çerdhet, diku turizmin dhe shumë segmente që realisht kjo për 1 muaj do të shihet në terren gjithandej në Maqedoni me punë konkrete në çdo komunë, në çdo vendbanim”, shtoi Mexhiti.