Mexhiti: Përse në Komunën e Çashkës nuk kemi kryetar shqiptar?
Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast tha se janë të interesuar që edhe Struga edhe Kërçova të vazhdojnë me kryetar shqiptar, por ai ngriti një pyetje që përse në Komunën e Çashkës edhe pse 53% janë shqiptarë, kryetari i Komunës vazhdon të jetë maqedonas, sipas tij ka ndonjë marrëveshje politike të ish pushtetit për këtë apo jo.
“Për ne është e rëndësishme që në Kërçovë e Strugë të kemi kryetar shqiptarë, nëse ka kandidat që dalin para nesh ne do t’i mbështesim por edhe ata duhet të na mbështesin neve. Ne duhet ta hapim temën ku në Komunën e Çashkës 53% janë shqiptarë, përse këtu kemi kryetar maqedonas, a ka pasur për këtë komunë marrëveshje politike”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.