Mexhiti: Prej janarit do të ndahen edhe 250 milionë euro tjera për projekte komunale
Duke komentuar investimet e qeverisë për projektet e komunave, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti njoftoi se qeveria nga 1 janari do të ndajë edhe 250 milionë euro tjera për projekte komunale.
“Meqë është gjysëm viti u ndanë 100 milionë euro, ndërsa nga 1 janari do të ndahen edhe 250 milionë tjera, sërish për projekte komunale, për projekte jetike. Ne nuk mund të flasim për fronte evropiane, për Bashkimin Evropian, të pretendojmë Evropën kur kemi problem me kanalizimin, me ujësjellësin, me çështjet elementare të qytetarëve”, deklaroi Mexhiti në pikë podcast të Ora 24.
Pra qytetarët sipas Mexhitit nuk ikin në diasporë vetëm përshkak të punësimit, ata ikin edhe përshkak kushteve elementare të jetës, sigurisë e kështu me rradhë.