Mexhiti: Sistemi “One Stop Shop” me Kosovën do jetë i njejtë siç e ka me Shqipërinë

Në prag të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e cila pritet të mbahet të hënën e ardhshme në Prishtinë, në një intervistë eksluzive për RTK-në, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka zbuluar disa nga pikat e diskutimit.

“Mbledhja e përbashkët do të jetë e frytshme ku si pikë e parë e mbledhjes do të jetë rregullimi i sistemit në kufijtë Bllacë dhe Jazhincë, Shkup-Tetovë, të cilat janë pika tejet të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve në dy shtete me sistemin one stop shop që dukshëm do të lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, është identik me atë që e ka Kosova dhe Shqipëria.

Kurse pika e dytë e diskutimit sipas tij do jetë për bashkëpunimin në sferën e energjetikës për të ndihmuar njëri tjetrin në rastet kur ka nevojë.

Ndërsa pika e tretë Mexhiti tha se ka të bëjë me rrugën Tetovë – Prizren.

“Së shpejti do të hapet tenderi i tunelit i cili është 6.2 kilometra pak më i gjatë se tuneli i Kalimashit në Shqipëri dhe më i gjati në rajon. Përveç këtyre tre pikave do të ketë edhe pika të tjera të cilat në interes të dy shteteve dhe qytetarëve”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights