MEXHITI TAKOI AMBASADORIN E MISIONIT TË OSBE-SË NË SHKUP KILIAN WAHL
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se synojnë forcimin e shtetit të së drejtës
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot priti në një takim pune Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup Kilian Wahl.
Mexhiti dhe Wahl diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në partneritet të vazhdueshëm me qëllim të avancimit të reformave prioritare në përputhje me zotimet e OSBE-së.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se synojnë forcimin e shtetit të së drejtës, luftës ndaj korrupsionit, barazinë gjinore dhe fuqizimin e të rinjve, ndërsa promovimi i transparencës, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të mirën e të gjithë qytetarëve mbetet synimi i përbashkët.
Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti ritheksoi se është maksimalisht i përkushtuar për përparimin e agjendës integruese të vendit në Bashkimin Evropian, si zgjidhje të vetme dhe me mbështetje masive të qytetarëve.