Mickoski: Bëjmë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore, rreth 70 për qind e pacientëve po trajtohen jashtë vendit, do ta konfirmojmë vendimin e Qeverisë për akomodimin dhe transportin e anëtarëve të familjeve

Mirëdita edhe nga unë,

Nuk kam asgjë për të shtuar mbi ato që thanë folësit paraprak. Mendoj se të gjitha informacionet që lidhen me gjendjen shëndetësore të pacientëve që ndodhen në këtë objekt, si dhe për ata që janë në objekte të tjera, rreth protokolleve dhe mënyrës së trajtimit, tashmë është thënë, më mbetet vetëm të përsëris edhe një herë atë që tha drejtori, e ka të bëjë me atë se çdo person që ka qenë në ose në afërsi të ngjarjes së tmerrshme, të kontaktojë me mjek dhe të kërkojë konsultim, pavarësisht nëse ndien apo jo ndonjë shqetësim apo problem shëndetësor.

Thjesht, disa gjëra duhet të bëhen, nuk ka vend për kokëfortësi apo mohim, thjesht duhet të ndodhin nëse duam të shmangim pasojat që mund të na prekin në ditët në vijim.

Prandaj, lus edhe një herë, e thamë dje dhe po e përsëris edhe sot, i lus të gjithë ata që kanë qenë në perimetrin e ngjarjes së tmerrshme, të kësaj tragjedie të rëndë, të kontaktojnë me mjek dhe të kërkojnë konsultim, pavarësisht nëse ndiejnë apo jo ndonjë shqetësim apo problem shëndetësor.

Për gjithçka tjetër, si Qeveri, po bëjmë gjithçka që mundemi dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetë njerëzore.

Falënderim i madh për mjekët dhe ekipet mjekësore, të cilët po bëjnë përpjekje mbinjerëzore, që nga momentet e para të kësaj tragjedie të tmerrshme, për të shpëtuar jetë njerëzore, në procesin e transportit, një numër i madh pacientësh mbi 70,80 tashmë ndodhen jashtë vendit, ndërsa sot, ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe ministri i Shëndetësisë, janë në Selanik dhe prej atje do të shkojnë në Sofje për të vizituar disa nga pacientët e shtruar.

Për një orë e gjysmë do të mbahet mbledhja e Qeverisë, ku do të konfirmojmë vendimin për të mbuluar shpenzimet e dy anëtarëve të familjes që të udhëtojnë në vendet ku ndodhen pacientët, duke përfshirë transportin dhe akomodimin.

Jemi në kontakt me shumë liderë evropianë dhe botërorë, ndihma po vjen nga të gjitha anët dhe jam mirënjohës ndaj fqinjëve dhe të gjithë të tjerëve.

Si shtet, kemi ndërmarrë në kohë rekord të gjitha masat dhe protokollet e nevojshme që duhej të zbatoheshin, si asnjëherë më parë.

Ju faleminderit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights