Mickoski: Maqedonia do të jetë një vend i denjë për të jetuar, fillon pagesa e K15 për të gjithë punonjësit në administratën shtetërore

Në profilin e tij në Facebook, kryeministri Kristian Mickoski tha: “Nuk do të rriten pagat e personave të emëruar dhe të zgjedhur, gjyqtarëve, anëtarëve të Këshillit të Gjyqësorit, prokurorëve publikë dhe anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, dhe ato do të ngelën të ngrira përmes ndërhyrjes në koeficientët për llogaritjen e pagave.”

“Plotësisht i vetëdijshëm për kohën në të cilën jetojmë dhe faktin që po luftojmë me pasojat e të kaluarës, në mbledhjen e sotme Qeveria mori vendime me të cilat:

  • Nuk do të rriten pagat e personave të emëruar dhe të zgjedhur, gjyqtarëve, anëtarëve të Këshillit të Gjyqësorit, prokurorëve publikë dhe anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, dhe ato do të ngelën të ngrira përmes ndërhyrjes në koeficientët për llogaritjen e pagave.
  • Nuk do të ketë pagesë të pagës së 13-të në të gjitha organet e administratës shtetërore dhe fondet do të redirektohen për projekte zhvillimore.
  • Fillon pagesa e K15 për të gjithë punonjësit në administratën shtetërore.

Maqedonia do të jetë një vend i denjë për të jetuar,” tha kryeministri në postimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights