Mickoski: Nuk do të ketë rritje të kufirit të moshës për pension dhe të taksave, fokusohemi në politika për zvogëlimin e ekonomisë gri

Kryeministri Kristian Mickoski në intervistën e Vitit të Ri thekson se nuk kanë ndërmend të rrisin kufirin e moshës për daljen në pension, as të rrisin taksat, çka ishte një propozim nga Këshilli Fiskal, por edhe pjesë e rekomandimeve të Bankës Botërore. Fokusi është te politikat për zvogëlimin e ekonomisë gri, uljen e evazionit fiskal për të mbledhur më shumë para në buxhet.

  • Absolutisht mbetem në qëndrimin tim, këtu askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë, ne nuk i ndryshojmë politikat menjëherë. Ne kemi argumente, natyrisht, nuk jemi të ngurtë dhe të themi që nuk mund të bëjmë kështu, por kemi argumente. Më e lehta do të ishte të bëhej ajo që është rekomanduar nga Këshilli Fiskal dhe disa ekspertë të Bankës Botërore që duhet të rritet tatimi mbi vlerën e shtuar, kontributet për shëndetësinë dhe pensionet, të rritet kufiri i moshës dhe kështu me radhë. Ne fokusohemi në politika që do të çojnë në zvogëlimin e ekonomisë gri, uljen e evazionit fiskal, mbledhjen e më shumë parave në buxhet, njëkohësisht rritjen e ekonomisë dhe mbledhjen e më shumë parave në këtë mënyrë në buxhet, për t’i shërbyer të gjitha këto, për të cilat momentalisht duhet të them se jemi absolutisht likuidë, thotë Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights