Mickoski: Pagat e arsimtarëve dhe profesorëve u rritën për 5 për qind me pagën e tetorit

Pagat e mësuesve dhe pedagogëve rriten me 5 për qind me pagën e tetorit, në fund të mandatit do të rriten me 46 për qind.

Sindikata e Pavarur e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dhe Qeveria kanë arritur sot marrëveshje sa i përket pagave në arsimin fillor dhe të mesëm. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoskit, të mbajtur pas arritjes së marrëveshjes, tha se, nga ky muaj, do të ketë rritje të pagave prej 5% në arsimin fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk.

“Kjo do të thotë se nga ky muaj, gjegjësisht nga paga e tetorit, punëtorët në arsimin fillor dhe të mesëm do të kenë rritje të pagave prej pesë për qind. Kënaqësia është edhe më e madhe që u dakorduam për një rritje të vazhdueshme të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për një periudhë katërvjeçare, ku sipas matematikës sonë të përbashkët, më në fund të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, mësuesit dhe profesorët do të kenë një pagë të lartë sa ajo mesatare ose mbi pagën mesatare”, tha Nedelkov.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights