Monday, May 20, 2024
spot_img

Mickoski: VLEN e ka legjitimitetin te shqiptarët, Badenterin do ta arrijmë edhe pa BDI-në

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka folur për formimin e qeverisë së re në RMV. Në një intervistë për “Kanal 5”, Mickoski tha se Koalicioni VLEN e ka konfirmuar legjitimitetin te votuesit shqiptarë dhe se ata do të jenë partnerët e ardhshëm në qeveri.

“Me rezultatin në zgjedhje vlerësoj se ata e kanë konfirmuar legjitimitetin e tyre dhe vlerësoj se se ata do të jenë partner në Qeverinë e ardhshme që do ta udhëheqë koalicioni “Maqedonia jote” dhe unë si mandatar”, tha Mickoski.

Ai gjithashtu theksoi se me “BDI-në nuk ka asgjë të përbashkët”.

“Koalicioni i BDI-së ka në përbërje komunitete, të cilat tashmë janë pjesë edhe të koalicionit të VMRO-DPMNE-së. Në koalicion (Fronti Europian) kanë parti të tjera. Ata janë pjesë dhe të komuniteteve jo shumicë që janë pjesë edhe të koalicionit tonë. Kemi dy parti që janë përfaqësues të boshnjakëve, vllahët, romët… Në tërë këtë mozaik, përfaqësuesi i vërtetë i komunitetit shqiptar është koalicioni VLEN dhe kjo duhet të respektohet”, tha Mickoski dhe shtoi se votimi prej badenteri do të arrihet dhe pa BDI-në.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT