Mirë se erdhe në Lëvizjen BESA, Busejra Daci Jildiz!

*Busejra Daci Jildiz*
E lindur në Shkup. Aty e përfundoi Shkollën e Mesme Ekonomike dhe Juridike.
Ciklin e parë të studimeve e kreu në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Fakultetin Filologjik “Blazhe Koneski”, në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke.
Ciklin e dytë e përfundoi në Stamboll, në Universitetin Rumeli të Stambollit, gjatë periudhës 2022-2024, në dy drejtime: Shkenca Politike dhe Ekonomi.
Është poliglote dhe njeh gjuhët: shqip (gjuhë amtare), maqedonisht, anglisht, turqisht, serbisht, spanjisht, gjermanisht dhe osmanisht.
Është analiste, përgatit plane buxhetore dhe analizon buxhete shtetërore.
Është poete dhe ka botuar librin e saj me poezi të titulluar “Ëndërr”. Ka të shkruara libra tjerë me poezi dhe një roman të cilët nuk janë publikuar.
Njëkohësisht, punon si turkologe dhe përkthyese në disa gjuhë.
Në karrierën e saj ka edhe një frymëzim sportiv, pasi është e njohur si basketbollistja shqiptare që ka luajtur për Kombëtaren e Maqedonisë dhe është e angazhuar si trajnere për gjeneratat e reja të femrave.
Mirë se erdhe në Lëvizjen BESA, Busejra Daci Jildiz!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights