MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në Ministrinë Amë

Shkup, 22.02.2025 Me dy ndryshimet e fundit në Ligjin ekzistues për mbikqyrjen Inspektuese në dhjetor të 2024 dhe janar të 2025, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) si dhe 14 inspektoratet e tjera shtetërore vazhdojnë të funksionojnë si organe në përbërje të ministrisë amë. Kjo do të thotë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), sipas procedurës, me marrëveshje, merr përsipër punonjësit, sendet e luajtshme dhe të paluajtshme, dokumentacionin, kërkesat dhe përmbushjen e detyrimeve, mjetet për punë, si dhe të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lidhja e kontratave të shërbimeve inspektuese, të krijuara deri në ditën kur ky ligj hyn në fuqi, me çka në fakt ISHMJ vazhdon të punojë pa cilësinë e personit juridik dhe buxhetin nga linja e parë.

 

 

 

Financat do të administrohen si një Nënprogram i veçantë në Buxhetin e Ministrisë, por ISHMJ, përkatësisht inspektorët, do të vazhdojnë të kenë autonominë në zhvillimin e procedurave inspektuese.

 

 

 

Aktiviteti kryesor i Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, sipas rregulloreve, është të kryejë mbikëqyrje mbi aktet administrative që lëshon MMJPH, lejet e integruara ekologjike A dhe elaboratet, ose të kryejë mbikëqyrje mbi zbatimin e kushteve të përcaktuara në to. Me përfshirjen e tij pritet përmirësimi i koordinimit në zbatimin e politikave për përballjen me ndotjen e mjedisit dhe me mbetjet.

 

 

 

Në lidhje me numrin e inspektorëve shtetërorë, vlerësimi tregon se për të mbuluar nevojat për inspektim në fushën e mjedisit në nivel shtetëror, nevojiten rreth 40 inspektorë shtetërorë.

 

 

 

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me marrjen e ISHMJ-së, merr gjithashtu edhe planet e tij për punësim dhe avancim, të cilat do të jenë të harmonizuara me planet për punësim dhe avancim të Ministrisë. Inspektorati Shtetëror aktualisht nuk ka miratuar punësime dhe avancime të reja nga ana e Ministrisë së Financave, por pritet një përgjigje pozitive nga institucionet përkatëse në lidhje me rritjen e numrit të inspektorëve.

 

 

 

Nga ana tjetër, në nivel lokal, ende më shumë se 50% e komunave nuk kanë emëruar inspektorë të autorizuar për mjedisin, megjithëse sipas Ligjit për mbikqyrje të Inspektimit të Mjedisit, deri në fund të vitit 2022 ata kishin këtë detyrim.

 

 

 

Në “Programin e Qeverisë 2024-2028” është parashikuar gjithashtu edhe formimi i një trupi inspektues të vetëm qendror me kompetenca në të gjitha nivelet, i cili do të jetë përgjegjës për trajtimin e ndotjes së mjedisit dhe mbeturinave. Kjo strukturë e inspektimit për mjedisin duhet të mundësojë një inspektim efikas dhe të drejtë mbi ndotësit e mjedisit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights