Moti me diell edhe nesër, nga pasnesër shi dhe borë

Sinoptikanët edhe për nesër paralajmërojnë mot me diell dhe kryesisht të qetë, me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina, ndërsa nga pasnesër pritet një valë e lagësht dhe e ftohtë me reshje shiu dhe bore.

“Të premten pasdite, gjatë natës dhe të shtunën paradite, nën ndikimin e një vale të lagësht dhe të ftohtë, do të ketë reshje që në male dhe vende më të larta do të jenë prej bore, ndërsa në pjesët tjera do të ketë reshje shiu që do të kalojnë në reshje të përkohshme bore.

 

Të shtunën do të fryjë erë e matur, përgjatë Luginës së Vardarit do të ketë erë të fortë nga veriu. Më pas, dy ditët e ardhshme, moti do të jetë stabil dhe i thatë, me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina, ndërsa reshje të reja shiu priten të martën”, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (UHMR).

 

Sipas njoftimit të UHMR-së, sot temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 6 deri 15 gradë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights