Murtezani: Takimi me Euro-komisioneren Koss për Reformën dhe Procesin e Integrimit të Maqedonisë në BE
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/large-1-2-1068x711-1.webp?resize=780%2C470&ssl=1)
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në një paraqitje televizive ka folur rreth takimeve të tij të fundit me Euro-komisioneren për zgjerim, Marta Kos. Murtezani u shpreh se ai me komisioneren e re për zgjerim Koss, kanë biseduar rreth disa temave që janë në interes të vendit dhe rajonit.
“Tema e parë në rendin e ditës ka qenë informimi për procesin e implementimit të reformave si pjesë e agjendës së reformave nga plani i rritjes nga vendet e Ballkanit Perëndimor. E informova euro-komsioneren e re Koss që ky proces të implementimit të reformave shkon me dinamikën më të mirë të mundshme dhe ne jemi para përfundimit total të të gjithë reformave”, tha Murtezani.
Një temë tjetër, siç deklaroi Murtezani, është diskutimi rreth samitit të liderëve për planin e rritjes në Shkup në pjesën e dytë të muajit mars.
“Pjesa tjetër e diskutimit ishte në përgjithësi procesi eurointegrues. Natyrisht që në çdo takim dhe në çdo prononcim për media gjithë zyrtarët e lartë në Bruksel, e theksojnë se kushti për hapjen e negociatave është çështja e ndryshimeve kushtetuese. Mirëpo ne edhe një herë shprehëm gatishmërinë tonë për të diskutuar për këtë çështje dhe për të vendosur një dialog stabil i cili do e siguroj edhe pozitën tonë”, nënvizoj në fund Murtezani.