Nations League për vajza/ FSHF, mikpritëse dhe organizatore e ndeshjes Ukrainë – Kroaci
Për shkak të situatës së pazakontë në Ukrainë, UEFA ka vendosur që ndeshja Ukrainë – Kroaci, e vlefshme për Grupin B4 të Nations League për vajza, të luhet në Shqipëri.
FSHF do të organizojë dhe mirëpresë këtë sfidë më 25 shkurt, në ora 18:00, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
Skuadrat do të përgatiten dhe do të zhvillojnë stërvitjet e tyre zyrtare në vendin tonë sipas protokollit të UEFA-s.
Kujtojmë se Ukraina dhe Kroacia janë pjesë e Grupit B4, ku ndodhet edhe Shqipëria dhe Çekia.