Ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Dibër – Mavrovë dhe Tetovë – Kodra e Diellit

Nga AMSM informojnë se nga ora 11:55 është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda motorike në aksin rrugor Dibër – Mavrovë.
Nga ora 12:15 për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit vendoset ndalim për automjetet e rënda, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është e detyrueshme përdorimi i pajisjeve dimërore.