Ndërroi jetë veprimtari i shquar strugan, Tahir Hani

Pas një sëmundje sonte ndërroi jetë veprimtari dhe politikani strugan, Tahir Hani. Lajmi është bërë i ditur nga familjar dhe miq të të ndjerit.

Tahir Hani u lind më 15 dhjetor 1961 në fshatin Veleshtë të Strugës. Ai gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1981 i kyç në Lëvizjen Kombëtare, duke qenë edhe pjesë e demonstratave të asaj periudhe. Më pas bashkë me shokët e tij u arrestua nga UDB, duke vuajtur disa vite burg. Ai ishte një veprimtar i shquar i Lëvizjes.

Hani më pas ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës .

Nga viti 2001 deri në vitin 2005 ka qenë kryetar i Komunës së Veleshtës. Në periudhën 2006-2011 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qenë zëvendësministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. [2] Në vitin 2013 u bë Ministër i Vetëqeverisjes Lokale. Më pas vijoi me aktivitete tjera në politikë, duke qenë së fundi zëvendëssekretar i Qeverisë së RMV-së.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights