Ndërtimi i bulevardit Boris Kidriç/ Drejtori Zeqiri jep detaje dhe sqarime mbi projektin

Ndërtimi i bulevardit Boris Kidriç në Tetovë pritet të jetë një nga projektet më të bukura që do ketë qyteti i Tetovës, kështu sqaron drejtori i N.P Sharri në Tetovë, Valon Zeqiri.
Sipas tij, ky bulevard, i cili do të jetë një nga projektet më të bukura të Komunës së Tetovës, po ndërtohet me standardet më të larta. Dëshirojmë t’ju informojmë se lajmet se kjo rrugë nuk do të ketë kanalizim atmosferik nuk janë të vërteta, theksoj më tej ai.
Reagim/Sqarim
Të nderuar banorë dhe afaristë që jetoni dhe veproni përgjatë bulevardit Boris Kidriç,
Ky bulevard, i cili do të jetë një nga projektet më të bukura të Komunës së Tetovës, po ndërtohet me standardet më të larta. Dëshirojmë t’ju informojmë se lajmet se kjo rrugë nuk do të ketë kanalizim atmosferik nuk janë të vërteta.
Ky projekt përfshin:
✅ Kanalizim atmosferik
✅ Kanalizim fekal
✅ Rrjet të ri të ujësjellësit
Të gjitha punimet nëntokësore janë të financuara dhe menaxhuara nga Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri”. Prandaj, qëndroni të qetë, sepse ne jemi pranë jush dhe mendojmë për mirëqenien tuaj.
Nuk do të lejojmë praktikat e së kaluarës, ku rrugët ndërtoheshin pa u realizuar më parë infrastruktura nëntokësore. Për ne, ndërtimi nuk është vetëm një investim për sot, por një bazë e fortë për të ardhmen!
Të jeni të qetë!
Me respekt,
Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” – Tetovë