Ndërtimi i Korridorit 8 kontribuon për siguri më të madhe dhe zhvillim të qëndrueshëm

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për qeverisjen e mirë, Arben Fetai, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, kanë zhvilluar një takim të përzemërt me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Tiranë.

Fetai dhe Taravari uruan Presidentin Begaj që Shqipëria filloi bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian dhe shprehën shpresën se Maqedonia e Veriut së shpejti do t’i bashkohet kësaj rruge, e cila është me rëndësi jetike për të dyja vendet.

Në takim u diskutua për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët. Fokusi u vendos në ndërtimin më të shpejtë të Korridorit 8, i cili do të kontribuojë në sigurinë e përbashkët, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshpejtimin e integrimit evropian.

Kabineti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights