Ndeshja dramatike në Suharekë mbyllet pa fitues

Ndeshja hapëse e javës së 11-të në Albi Mall Superligë ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, e cila u zhvillua sot në stadiumin e Qytetit në Suharekë përfundoi pa fitues, me shifrat 3:3. Ballkani, kampion në fuqi, kishte epërsi 1:0 dhe 3:2, por në fund u detyrua të kënaqej me një pikë.

 

Ish-lojtari i Ballkanit, Armend Thaqi, shënoi dy gola për Gjilanin, duke treguar klas të lartë. Ballkani e zhbllokoi rezultatin në minutën e pestë përmes Lindon Emërllahut. Armend Thaqi shënoi gol të bukur për 1:1 në minutën e 15-të. Në minutën e 40-të, Edi Basha shënoi për 2:1 në të mirë të Gjilanit.

 

Shifrat i barazoi Giovanni në minutën e 61-të, kurse Bernard Karrica realizoi penallti në minutën e 82-të për 3:2.

 

Megjithatë, dramaciteti i ndeshjes kulmoi në minutat e fundit, kur Gjilani fitoi penallti pas një rishikimi me VAR. Thaqi gjuajti, por Koliçi e ndali goditjen; më pas Senad Jaroviq e goditi shtyllën, teksa në topin e kthyer Thaqi shënoi për 3:3, në minutën e 95-të. Ballkani renditet i pari me 19 pikë, ndërsa Gjilani është i shtati me 13 pikë. Xhiroja e 11-të vazhdon nesër me dy ndeshje tjera Dukagjini – Suhareka e Llapi – Feronikeli 74, derisa të enjten zhvillohen takimet Drita – Prishtina e Ferizaj – Malisheva.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights