Në Bosnjë dhe Hercegovinë hyri në fuqi ndalimi i duhanpirjes në të gjitha ambientet e mbyllura.
Në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës ka filluar zbatimi i rregullores për ndalimin e duhanpirjes në të gjitha ambientet e mbyllura.
Rregullorja hyri në fuqi gjashtë muaj më parë, por u dha kohë lokaleve dhe ambienteve të tjera për t’u përshtatur me ndryshimet.
Ligji parashikon që subjektet juridike që nuk ndalojnë përdorimin e duhanit do të gjobiten deri në 5,000 marka (rreth 2,500 euro), ndërsa personat fizikë që konsumojnë duhan në hapësira të mbyllura do të gjobiten me 100 marka (rreth 50 euro).
Gjoba do të fillojë të aplikohet pas gjashtë muajsh.