Në buxhetin janë siguruar 250 euro për pajisje elektronike për studentët dhe mbështetje financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë
Në buxhetin janë siguruar 250 euro për pajisje elektronike për studentët dhe mbështetje financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë
Fokusi i kësaj Qeverie është sigurimi i kushteve të mira jetese dhe një proces arsimor të suksesshëm për studentët dhe të rinjtë. Për këtë qëllim, në Buxhetin për vitin 2025 janë siguruar mjete për vouchere prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter ose tablet për të gjithë studentët, si dhe mjete prej 10 milionë eurosh që do të shpenzohen për të rinjtë deri në 29 vjeç për nisjen e bizneseve, pra mbështetje financiare deri në 30.000 euro për bizneset e rinj, thonë nga Qeveria.
- Vouçeri për studentët prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike do t’u mundësojë studentëve të kenë akses në teknologjinë që u nevojitet për të pasur sukses në botën dixhitale të sotme. Ndërkohë, mbështetja financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë për nisjen e një biznesi do të thotë që të rinjtë do të mund ta kthejnë idetë e tyre të biznesit në plane biznesi. Përmes mbështetjeve të ndryshme, masave dhe projekteve, po punojmë për të mbajtur të rinjtë dhe studentët që të ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendin e tyre. Pikërisht për këtë arsye, si Qeveri jemi angazhuar për përfshirjen e të rinjve në marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe dëgjimin e problemeve dhe kërkesave të tyre. Qeveria është partneri i të rinjve dhe studentëve. Puna jonë është e përkushtuar dhe e përgjegjshme dhe kontribuojmë për një jetë më të mirë për të gjithë, për një të ardhme dhe prosperitet, shtojnë nga Qeveria.