Në datën 7 mars, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet shfaqja e njohur e baletit “Zonja me kamelie”

Njoftim për publikun: Informacion për realizimin e shfaqjes së njohur të baletit “Zonja me kamelie” nga Xhuzepe Verdi më 7 mars, ora 20:00

 

Të nderuar,

Në datën 7 mars, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet shfaqja e njohur e baletit “Zonja me kamelie”. Kjo shfaqje dramatike është punuar sipas muzikës së Xhuzepe Verdit, kurse baza dramaturgjike është marrë nga “Traviata” e tij e njohur.

Dirigjent i shfaqjes do të jetë i ftuari nga Armenia, Eduard Ambarcumian, koreografia është e një prej koreografëve më të njohur rusë, Vasili Medvedev, i cili punon me teatrot e mëdhenj “Bolshoi” nga Moska dhe Teatrin “Marinski” nga Shën Petersburgu, skena dhe kostumografia luksoze janë vepër e Pavol Jurash nga Sllovakia ndërsa mjeshtër koncerti është Verica Llambevska.

Rolet kryesore të Margaritës dhe Armandit do t’i interpretojnë Maria Kiçevska Shokarovska, Francisko Himenez Ruiz (Spanjë) së bashku me solistët, ansamblin e baletit dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.

“Nuk është hera e parë që historia e trishtë në “Zonja me kamelie” ka frymëzuar koreografët. “Së bashku me kostumografin dhe skenografin, Pavol Jurash, kam dashur ta bëjmë shfaqjen klasike, tradicionale, por edhe origjinale tonën, ndryshe nga të tjerat – Vasili Medvedev, koreograf.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights