Në gjysmën e parë të vitit, investimet e huaja në Shqipëri arritën në 749 milionë euro

- Fluksi i investimeve të huaja ka ardhur vazhdimisht në rritje vitet e fundit

Investimet e huaja direkte në Shqipëri, një nga burimet kryesore të financimit të ekonomisë dhe krijimit të vendeve të punës, vijojnë të rriten edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blandi Gonja tha se të dhënat tregojnë rritje të qëndrueshme dhe të ndjeshme.

– Fluksi i investimeve të huaja ka ardhur vazhdimisht në rritje vitet e fundit. Për gjysmën e parë të vitit, investimet e huaja arrijnë në 749 milionë euro, që është 16 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha Gonja.

Këto investime, sipas tij, janë realizuar në sektorë strategjikë siç janë aktivitetet në patundshmëri, të cilat përbëjnë 24.1 për qind të vëllimit të përgjithshëm të investimeve.

Ministri informoi se për investimet e huaja dominon Turqia, e cila ka marrë pjesë me 19.5 për qind në fluksin total, e ndjekur nga Italia dhe Holanda me 12.4 për qind dhe 8.1 për qind në total, si dhe Franca dhe Austria me 7 dhe 6 .6 për qind.

Vitin e kaluar, investimet e huaja arritën në 1.5 miliardë euro.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights