Në Kroaci, thirrje për bojkot njëditor të blerjes në furrat e bukës dhe produkteve të furrës për shkak të çmimeve të larta

Në Kroaci, thirrje për bojkot njëditor të blerjes në furrat e bukës dhe produkteve të furrës për shkak të çmimeve të larta

Platforma “Alo, inspektor”, e cila prej javësh organizon bojkot të dyqaneve, tani bën thirrje për një bojkot të ri në Kroaci. Pasi të martën njoftuan se kishin kontaktuar me nxënësit e shkollave të mesme të revoltuar nga çmimet e larta të produkteve në furrat e bukës, platforma në Facebook publikoi se çfarë do të bojkotojnë më tej.

“Le ta mbështesim iniciativën e nxënësve të shkollave të mesme! Le të bojkotojmë blerjen në furrat e bukës dhe dyqane: bukë, byrek, pasta, krofne dhe produkte të tjera të furrës. Le ta ndalojmë blerjen për një ditë.”

Ky bojkot është rezultat edhe i paralajmërimeve tuaja të vazhdueshme dyvjeçare për shtrenjtimin e jashtëzakonshëm të bukës, byrekut, pastave, krofneve… si dhe për zvogëlimin e peshës (tkurrjen!), cilësisë, moslëshimin e faturave, etj.

Bojkoti është gjithashtu rezultat i pakënaqësisë së konsumatorëve për shkak të mosveprimit të institucioneve shtetërore, të cilat heshtin dhe shikojnë sesi konsumatorët “gërmojnë” në furrat e bukës dhe dyqanet pas uljes së TVSH-së për bukën, vezët, vajin dhe produkte të tjera.

Prindër, gjyshër e gjyshe, të afërm, miq – le ta mbështesim rininë tonë. “Nuk blejmë të premten, më 14 shkurt 2025”, shkruan ata.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights