Në Zvicër, nga sot ka hyrë në fuqi ndalimi për mbajtjen e burkës

Që nga sot në Zvicër ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësira publike, i njohur si “ndalimi i burkës”, dhe shkelja e tij mund të ndëshkohet me gjobë deri në 1,000 franga zvicerane (1,064 euro), ka njoftuar Swissinfo. Kjo iniciativë kundër mbajtjes së burkës u miratua nga 51.2 për qind e votuesve zviceranë në mars të vitit 2021, ndërsa përjashtimet nga ky ligj përfshijnë mbulimin e fytyrës për arsye sigurie, moti ose shëndetësore. Mbulimi i fytyrës do të jetë i lejuar gjithashtu për arsye artistike, zbavitëse dhe për reklamim.

Po ashtu, nga 1 janari kanë hyrë në fuqi rregullat e reja që harmonizojnë të drejtën ndërkombëtare trashëgimore zvicerane me Rregulloren e Trashëgimisë Evropiane. Ky ligj i ri synon të zgjidhë konfliktet e juridiksionit mes Zvicrës dhe pjesës tjetër të Evropës, duke afruar Zvicrën më pranë Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, pensionet shtetërore janë rritur në Zvicër për 2.9 për qind, me arsyetimin se kjo rritje është e nevojshme për të ndjekur rritjen e çmimeve dhe lëvizjen e pagave.

Si rezultat, pensioni minimal shtetëror do të rritet nga 1,225 në 1,260 franga zvicerane në muaj, ndërsa pensioni maksimal do të rritet nga 2,450 në 2,520 franga zvicerane.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights