Nënshkruhet Plani Bilateral i Bashkëpunimit për vitin 2025 midis Kosovës dhe Italisë

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes realizoi një vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, me ç’rast në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Italisë në Romë, u nënshkrua Plani Bilateral i Bashkëpunimit për vitin 2025.
Ceremonia e nënshkrimit, e zhvilluar me protokoll zyrtar, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes u realizua nga u.d. i drejtorit të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), nënkolonel Beton Retkoceri, dhe nga përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Italisë, kolonel Mattia Zuzzi.
Plani përcakton aktivitetet kryesore të bashkëpunimit ushtarak midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, duke vendosur bazat për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Delegacioni kosovar në këtë ceremoni përbëhej gjithashtu nga zyrtarja për bashkëpunimin bilateral dhe desk officer për Italinë në MM, Edona Abazi Zylfijaj, dhe përfaqësuesi nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, major Faton Bekteshi.
Ky zhvillim përfaqëson një hap domethënës drejt forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Kosovës dhe Italisë, duke hapur rrugën për bashkëpunim më të thelluar dhe të suksesshëm në fushën mbrojtjes.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights