Kandidati për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, së bashku me zëvendëskryeministrin Arben Fetai, këshilltarët e ardhshëm të komunës dhe funksionarë të tjerë, zhvilloi një takim me aktivin e koalicionit VLEN në fshatin Mateç.
Gjatë bashkëbisedimit, banorët ndanë shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen çdo ditë. Sadiku dëgjoi me vëmendje kërkesat e tyre dhe u zotua për zgjidhje të menjëhershme për çështjet më urgjente.
Ai theksoi se, si kryetar i ardhshëm i komunës, do të angazhohet për një qeverisje të ndershme, të përgjegjshme dhe gjithmonë pranë qytetarit. “Mateçi meriton më shumë. Bashkë për ndryshimin,” u shpreh Sadiku.