Nga mesnata rriten çmimet e disa llojeve të karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 0.63% krahasuar me vendimin e 7 shkurtit 2025.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ndryshime si më poshtë:
- Benzina: rritje prej 0.198%
- Nafta (dizeli): ulje prej 0.043%
- Vaji ekstra i lehtë: rritje prej 1.055%
- Mazuti: rritje prej 1.452%
Nga 11 shkurt 2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
🔹 Benzinë EUROSUPER BS-95 – 79.50 den/litër
🔹 Benzinë EUROSUPER BS-98 – 81.50 den/litër
🔹 Dizel EURODIESEL BS (D-E V) – 73.00 den/litër
🔹 Vaj ekstra i lehtë për djegie (EL-1) – 73.00 den/litër
🔹 Mazut M-1 NS – 48.011 den/kg
🔺 Rritje çmimesh:
- EUROSUPER BS-95: +0.50 den/litër
- Vaj ekstra i lehtë për djegie (EL-1): +1.00 den/litër
- Mazut M-1 NS: +0.542 den/kg
🔹 Pa ndryshim: Çmimi i EUROSUPER BS-98 dhe EURODIESEL (D-E V) mbetet i pandryshuar.