Nike dhe si do ta rifreskojë Barçën: 150 milionë menjëherë, plus 125 milionë çdo sezon
Nike do të duhet të paguajë rreth 140 milionë euro në sezon
Siç raporton Marka, Barcelona dhe Nike po hekurosin detajet e një bashkëpunimi të ri 10-vjeçar me vlerë rreth 140 milionë euro në sezon.
Këtë muaj, Barcelona duhet të përfundojë negociatat me Nike për një kontratë të re sipas së cilës kompania amerikane do të bëjë fanellat e “kataljanëve” për 10 vitet e ardhshme.
Siç raporton Marka, është arritur një marrëveshje në parim dhe tashmë detajet janë duke u hekurosur.
Nike do të duhet të paguajë rreth 140 milionë euro në sezon, por mbetet të shihet se sa do të transferohet menjëherë si bonus nënshkrimi dhe sa do të transferohet çdo sezon.
Besohet se do të gjendet një kompromis me një shumë prej 150 milionë si bonus, si dhe një pagesë prej 125 milionë eurosh çdo sezon për 10 vitet e ardhshme.
Bonusi i nënshkrimit është shumë i rëndësishëm për Barcelonën pasi ka një humbje prej 91 milionë eurosh në bilanc për sezonin 2023/24 për shkak se paratë nga shitja e “Barca Vision” nuk kanë mbërritur në kohë.