Nisën punimet për rrugën Gorozhup -Pogaj, që lidh Hasin e Kosovës e Shqipërisë

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës Gorozhup- Pogaj, rrugë që lidh fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë, percjell Gazeta e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

 

“Shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës ndërkufitare, ne bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Kjo rrugë me gjatësi afër 4 km është vetëm faza e parë për të vazhduar më pastaj drejt Cahanit e Krumës”, ka shkruar dje zv/ministri i Transportit në Qeverinë e Kosovës, Hysen Durmishi.

 

Durimishi shkroi se dikur kjo ishte arterie e rëndësishme e furnizimit me armë për ushtarët e UÇK-së, e sot po bëhet një arterie e rëndësishme që i bashkon shqipëtarët. Kjo rrugë jo vetëm që e afron Krumen me Prizrenin por do të ketë ndikim shumë të madh në zhvillimin e Hasit në Kosovë e Shqipëri.

 

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe teksti

Në këtë ngjarje të rëndësishme ishin prezent z. Miftar Dauti, Kryebashkiaku i Hasit, dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, z. Pandeli Majko, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights