Një djalë nga Tetova mendonte se do të takonte një grua me të cilën kishte komunikuar, por e pritën dy persona dhe e sulmuan.

Njëzet e shtatë vjeçari nga Tetova ka raportuar se është sulmuar nga dy persona kur ka arritur në fshatin Arnakijë të komunës së Sarajit.
Sipas informacioneve të MPB-së, ai ka mbërritur këtu pas marrëveshjes paraprake për t’u takuar me një grua me të cilën ka pasur korrespodencë në rrjetet sociale, është sulmuar fizikisht nga dy persona të cilët e kanë kërcënuar edhe me armë zjarri dhe më pas njëri prej tyre i ka dëmtuar me send të fortë automjetin e tij Volkswagen Golf 5 me targa tetovare.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.