Një futbollist i njohur po shet vilën prej 15 milionë eurosh, pasi gruaja e la për një mashkull më të ri

Leman ka qenë një herë i tretë në Kupën e Botës me Gjermaninë, ka luajtur edhe në finalen e Ligës së Kampionëve me Arsenal, dhe tani thuhet se po shet vilën e tij luksoze në atdhe, me vlerë 13 milionë euro, pikërisht për shkak të divorcit.

Sipas mediave, Leman nuk është më me Konin (52), e cila e ka braktisur shtëpinë familjare dhe ka filluar një lidhje me një partner më të ri. Marrëdhënia e tyre thuhet se ka qenë për një kohë të gjatë e turbullt, ndërsa vetë portieri u arrestua kohët e fundit në Oktoberfest.

Leman dhe Koni janë martuar në vitin 1999, kanë dy fëmijë që kanë mbetur me babain e tyre, si dhe një tjetër nga martesa e mëparshme e Konit.

Sa i përket vilës që po shet, ajo ka gjashtë dhoma gjumi, gjashtë banjo dhe shtrihet në tre kate me një sipërfaqe totale prej 633 metrash katrorë. Me pamje nga liqeni Starnberg në Mynih, vila ka një pishinë të brendshme, saunë, një hapësirë fitnesi dhe shumë dhoma të ndriçuara dhe hapësira.

Thashethemet për ndarjen u intensifikuan edhe më shumë gjatë Oktoberfest në shtator, kur ata u panë veçmas – Koni me miqtë dhe Leman me një grup vajzash të reja. Pasi, ish-portieri u arrestua për drejtim në gjendje të dehur dhe iu mor leja e drejtimit.

Një mik i afërt i familjes për mediat gjermane ka zbuluar se divorcimi i çiftit ishte i pashmangshëm:

  • Jens sillet sikur gjithçka të jetë në rregull, por të dy kanë jetuar jetën e ndarë për një kohë të gjatë. Pas përfundimit të shitjes së shtëpisë, ata do ta bëjnë zyrtar divorcimin.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights