Një gjykatë italiane vendosi që emigrantët e deportuar në Shqipëri të kthehen në Itali
Një gjykatë në Romë ka nxjerrë një vendim që urdhëron emigrantët që dy ditë më parë u transferuan në kampin në Gjadar të Shqipërisë, të kthehen në Itali.
Dymbëdhjetë emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Kështu vendosi sot Gjykata në Romë. Sipas vendimit, dy vendet nga vijnë, Bangladeshi dhe Egjipti, konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali, raportojnë mediat shqiptare, referuar “La Repubblica”.
Po përgatitet transferimi i tyre nga kampi i Gjadrit në portin e Vlorës, për të shkuar në Itali.
Sipas mediave, ai vendim i gjykatës italiane thekson rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të emigrantëve, veçanërisht atyre nga vendet e konsideruara të pasigurta si Bangladeshi dhe Egjipti.
Anija e Rojës Bregdetare italiane “Libra” ka lundruar dy ditë më parë në portin shqiptar të Shngjinit me grupin e parë prej 16 emigrantësh, 10 shtetas Bangladesh dhe 6 Egjiptianë të cilët u shpëtuan nga varkat që lundronin nga Libia.