Një person i plagosur në Çair, i qëlluar me armë zjarri nga një automjet
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sonte se rasti është raportuar në ora 20:20.
Një person është lënduar sonte në komunën e Çairit të Shkupit pasi është qëlluar me armë zjarri nga vetura Pasat. I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Naum Ohridski”.
– Me datë 05.10.2024 në ora 20:20 është raportuar se një person është lënduar me armë zjarri në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup. Sipas njoftimit, i plagosuri është qëlluar me armë zjarri nga një veturë Pasat, mësohet nga MPB.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.