Një person nga Rostusha e Mavrovës teksa po mblidhte gështenja me gruan e tij bie dhe ndërron jetë, arrestohet gruaja e tij e cila ka tentuar të largohet në Shqipëri
MPB ka njoftuar se me datë 06.10.2024 në ora 14:00 në SPB Tetovë nga Spitali i Dibrës është raportuar se tek ata është sjellur pa shenja jete personiJ.A. (67) nga fshati Skudrinjë, komuna e Mavrovës dhe Rostushë. Sipas njoftimit, ai kishte rënë nga pema dhe ka ndërruar jetë teksa bashkë me gruan e tij të pamartuar J.B. (53) nga Republika e Shqipërisë po mblidhnin gështenja.
Pasi u dërgua në spital, J.B. është larguar nga spitali dhe në orën 17:10 është privuar nga liria në pikën kufitare Xhepishte në tentativë për t’u larguar nga vendi. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.