Një sezon rekord turistik, mbi 9.6 milionë turistë vizituan Shqipërinë në nëntë muaj

Instituti i Statistikave, INSTAT, njoftoi sot se në periudhën janar-shtator të këtij viti, Shqipërinë kanë vizituar 9 680 030 turistë të huaj, ose 16,7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ky numër ishte 8 294 600 turistë.

-Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar të shtetasve të huaj, në mbi 90 për qind, është për pushime dhe për të vizituar të afërmit. Sipas raportit , në 9-mujorin është shënuar rritje e ndjeshme e hyrjes së shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale .

Mbi 9.2 milionë shtetas të huaj që vizituan vendin ishin nga Evropa, rreth 260 mijë qytetarë amerikanë dhe mbi 77 mijë nga Azia Lindore dhe Paqësori.

– Ndërkohë shifrat tregojnë prirjen drejt turizmit gjatë gjithë vitit. Vetëm në muajin shtator numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.146.090. Ky numër është më i lartë me 3,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, bën të ditur INSTAT.

Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga më shumë se 10 milionë turistë, që ishte 2.5 milionë më shumë krahasuar me një vit më parë. Me të drejtë pritet që ky vit kalendarik të shënohet si viti i artë i turizmit shqiptar.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights