Një tërmet i dobët mëngjesin e sotëm në Shkup
Herët në mëngjes, dhjetë minuta para orës 6, është ndjerë një tërmet më i dobët në territorin e kryeqytetit.
Mësohet se tërmeti është regjistruar në Shkup në orën 05:49. Sipas Qendrës sizmologjike evropiano-mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 gradë dhe epiqendra ka qenë 8 kilometra në veri të Shkupit, pra në kufirin me Serbinë.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej tetë kilometrash. Për momentin nuk ka informacione për dëme të mundshme.