Një tërmet i fortë goditi Turqinë
Një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.1 ballë ka goditur sot Turqinë.
Tërmeti u regjistrua 46 kilometra në lindje të Malatyas, e cila u shkatërrua nga tërmeti i vitit të kaluar.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 9 kilometrash.
Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme materiale.
Kujtojmë që në shkurt të vitit të kaluar, një sërë tërmetesh shkatërruese, më i forti prej të cilëve ishte 7.8 gradë sipas shkallës Rihter, goditën lindjen e Turqisë. Malatya u dëmtua rëndë nga këta tërmete, ndërsa disa qytete u rrafshuan me tokë.