NPK “SHARRI”: Një pjesë e vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit ndër vite nuk kanë paguar faturat e ujit

 

Njoftim për banorët e Kodrës së Diellit që posedojnë vikend shtëpiza!

Ju njoftojmë se shfrytëzimi i ujit gjatë fundjavave po krijon probleme të theksuara për furnizimin me ujë në qytet. Për këtë arsye, të gjithë banorët që posedojnë vikend shtëpiza në Kodrën e Diellit obligohen të paraqiten në zyrat e JKP Sharrit për të rregulluar pagesën e ujit.

Theksojmë se shumë vikend shtëpiza ndër vite nuk kanë paguar furnizimin me ujë, çka ka rënduar më tej gjendjen financiare dhe funksionimin e sistemit të furnizimit.

Gjithashtu, inkasantët tanë do të jenë në terren gjatë fundjavave për të mbledhur pagesat në vend. Ju lutemi të tregoni bashkëpunim dhe mirëkuptim për të garantuar një furnizim të drejtë dhe të qëndrueshëm me ujë për të gjithë.

Vërejtje e rëndësishme: Për ata që vazhdojnë të mos kryejnë detyrimet për pagesën e ujit, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në rregullimin e borxhit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

NPK Sharri-Tetovë

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights